Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka vendosur të ekstradojë drejt Britanisë së Madhe shtetasin Elton Sefa 23 vjec, i cili akuzohet për vrasjen e punëdhënësit të tij në Londër, John Woodward. 

23-vjeçari u arrestua në datë 2 mars me qëllim ekstradimin drejt Anglisë. Arsen Caushaj avokati mbrojtës i 23 vjeçarit i cili është arrestuar nga policia shqiptare ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi duke vënë para gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja një sërë dokumentash që vërtetojnë se 23 vjeçari është i papërgjegjshëm mendërisht me diagnozën çrregullim psikotik. 

Avokati i ka kërkuar gjykatës që përfaqësohet nga Rexhep Bekteshi të përcaktojë ekspert mjeko-ligjor për të kryer ekzaminimin psikiatriko ligjor.

Avokati: Është ekzaminuar nga një numër i madh ekspertësh, mbi 7 ekspertë shqiptarë, të cilët kanë përcaktuar që ai është një person që vuan nga shqetësimi psiqike mendore. Është një person që vuan nga shqetësime psikike mendore dhe nuk kupton realitetin në të cilët ndodhet.

Resulton se 23 vjecari pasi është kthyer nga Anglia i papërgjegjshem mendërisht është shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2018. Por këto dokumente nuk janë marrë parasysh as nga prokuroria dhe as nga gjykata. Ndërkohë, babai I 23 vjecarit kuksjan tregon kalvarin dhe fatin mizor që e priti në Angli djalin e tij i cili akuzohet për vrasjen e 47 vjecarit John Woodward në 17 prill të 2018.

Babai: Kur ka ardhur djali para një viti nuk ka qenë në rregull. Kur ishte fëmijë kishte ca probleme të vogla por ngaqë kisha 3 fëmijë të sëmurë nuk ja kam vënë re.

Gjykata e Durrësit nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ekzaminim ligjor ndërsa familja dhe mbrojtësi do vazhdojnë betejën ligjore për të anulluar vendimin e ekstradimit drejt Anglisë. Në këto kushte, Sefa do të jetë shqiptari i parë që pritet të ekstradohet në Mbretërinë e bashkuar pas një marveshje mes Anglisë dhe Shqipërisë për ekstradimin e ndërjeslltë të shtetasve shqiptarë dhe britanikë, të cilët përfshihen në veprimtari kriminale në dy vendet respektive dhe i fshihen drejtësisë.

/Ora News.tv/