A do e dhuronit trurin për studime shkencore?

A do e dhuronit trurin për studime shkencore?

Njerëzve të moshuar në Wales po i jepet një ide që të dhurojnë trurin pasi të ndërrojnë jetë që të ndihmojnë shkencëtarët për të zbuluar sëmundjen e demencës.

Studiuesit e Universitetit Cardiff nuk kanë filluar të bëjnë anëtarësime të të moshuarve, por po bëjnë kërkime të njerëzve rreth 85 vjec që nuk janë të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Ndërkohë që ata kërkojnë dhe dhurues që vuajnë nga demenca, në mënyrë që të bëjnë krahasimin mes tyre.

Një prej personave që vendosi ta dhurojë trurin, Ken Baxter, 75 vjeç tha: “Kur të humb jetën, nuk do më duhet më”.

Që në vitin 2009, rreth 460 njerëz në Wales kanë nënshkruar për tu bërë pjesë e këtij studimi ku janë bërë rreth 79 dhurime për projektin e studimit të demencës në tru.

EMISIONET