Novak Djokoviç është gjysmëfinalisti i parë në "Wimbledon", pasi ka mposhtur 3-1 me sete Kei Nishikori, duke mbetur ende në garë për një titull të katërt në turneun britanik në shtatë vitet e fundit.

Djokoviç, kampion në vitin 2011, 2014 dhe 2015, e nisi mjaft mirë përballjen me japonezin, duke e mbyllur brënda 38 minutash setin e parë, me rezultatin e thellë 6-3. Ndërkohë, reagimi i Nishikori nuk vonoi, me japonezin që fitoi me të njëjtat shifra setin e dytë. Megjithatë, Djokovic e mbylli takimin në 2 orë e 38 minuta, duke fituar setin e tretë dhe të katërt në shifrat 6-2 dhe gjithë takimin me rezultatin 3-1.

Në gjysmëfinale, Djokovic do të pres fituesin e takimit Juan Martin del Potro-Rafael Nadal.

/Ora News.tv/