Djali-ujk: Kam bërë gjëra të thjeshta, kam pjekur njerëz të gjallë, kam vrarë 30 vetë

Një ish-vrasës i kartelit meksikan të drogës, i njohur si "djali-ujk", ka zbuluar se si ai i torturonte rivalët e tij duke i "pjekur të gjallë", por thotë se e urrente kur situata bëhej e përgjakshme.

Vrasësi i pamëshirshëm kreu krimin e tij të parë kur ishte vetëm 12 vjeç pasi mori pjesë në një kamp trajnues për vrasje, shkruan "Sun".

Pas vrasjes së 30 personave, ai u dorëzua në polici pasi zbuloi se bosët e tij kishin vendosur ta vrisnin gjithashtu.

"Djali-ujk", ngre kapakun e karrierës së tij të tmerrshme për serinë e re të dokumentarit në Channel 4, "Takim me lordët e drogës, brenda Narcove të vërtetë". 

Prezantuesi i ekspozitës - ish-oficeri i Forcave Speciale Jason Fox - vjen ballë për ballë me një demon të tatuazhuar në një burg të sigurisë së lartë të Teksasit.

Duke folur për rolin e tij si torturues, ai i tha: "Nuk më pëlqen ajo punë, sidomos kur ajo u bë aq e përgjakshme".

"E kam nisur duke bërë gjërat e thjeshta, me të cilat e nisin të gjithë, si shkulja e dhëmbëve, prerja e gishtave dhe pjekja e njerëzve të gjallë… Gjëra që duhen për t’i bërë që të flisni. Nuk e shijoja, por bëja maksimumin për të qenë më i miri”.



EMISIONET