Djali i Sokol Baraj merr Shqiponjën e Artë për të atin: U la në harresë nga '97 e deri tani

Krenar për vlerësimin e të atit nga shteti të cilit i shërbeu me përkushtim nën uniformën e policisë, djali i Sokol Baraj nuk e ka fshehur zhgënjimin se se prej '97 e deri tani ai u la në harresë.

Ai e ndau dekoratën e  të atit me të gjithë kolegët e tij që i kanë qëndruar pranë  dhe kanë punuar bashkë me të  në periudhën e errët të '97.

Djali i Baraj: Ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj. Dua të them se ndihem realisht shumë i privilegjuar te jem këtu sot,të pranoj këtë dekoratë në emër të babait tim , i cili nuk jeton më dhe ka lënë pas një boshllëk jashtëzakonisht të madh.

Megjthëse kjo dhimbje kaq e madhe nuk është e lehtë të kalohet, çdo vlerësim nga ana juaj e bën më të lehtë dhe është ngushëllim që unë e vlerësoj jashtë mase.

Arritjet profesionale të babait tim unë i kam kuptuar ndoshta në një moshë pak të madhe për shkak se ai nuk fliste asnjëherë për arritjet e tij, nuk shprehej, nuk tregohej si një drejtues, por si një nënpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majat e piramidës ndërtimi dhe reformimi i policisë që ne njohim sot.

Pavarësisht se ai nga viti '97 deri tani ai u la në harresë, pavarësisht vështirësive që ka kaluar gjatë këtyre viteve unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë këtë dekoratë dhe dua të falenderoj zotin Xhafa që propozoi një dekoratë të tillë.

Zotin Meta që pranoi që im atë të dekorohej dhe ndihem shumë i privilegjuar të jem mes jush sot, mes kolegëve të tim eti që i kanë qëndruar pranë dhe dua të them që dekoratë duhet të ndahet edhe me ju, është edhe meritë e juaja të cilët keni punuar pranë atij në një periudhë aq të vështirë, të cilën ai e përballoi me aq shumë vështirësi dhe sukses.

Në ceremoninë e 105 vjetorit të policisë në Lezhë,  Sokol Baraj u nderua me pas vdekjes me dekoratën e  Artë të Shpiponjës me motivacionin "për kontributin e shquar në drejtimin me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë të policisë së shtetit dhe organizimin e strukturave të saj për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike në vend".

Sokol Baraj u nda nga jeta me 11 mars të 2017, në moshën 53-vjeçare, pas një infarkti në zemër. I

Baraj ka mbajtur detyrën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe zv/ministër i Brendshëm. Ai njihet si kryepolici që shkatërroi bandat e armatosura në vitin e trazirave të 1997-ës. Më herët Baraj ka mbajtur edhe detyrën e drejtuesit të komisariatit të Kavajës.


EMISIONET