Djali i Michael Schumacher fiton Formula 3

Djali i Michael Schumacher fiton Formula 3

Djali i Michael Schumacher, Mick ka fituar Formula 3 të shtunën në Hockenheim të Gjermanisë.

Ai ka fituar titullin 28 vite pasi babai i tij arriti të njëjtin sukses.

Fitimi i vendit të dytë në garën e së shtunës ishte i mjaftueshëm për ti siguruar gjermanit kampionatin e parë me 347 pikë.

Gjithashtu 19-vjeçari u kualifikua në garën e Formula One në sezonin e ardhshëm.

Fituesi i mëparshëm i F3 ka qenë Lewis Hamilton, kampion bote katër herë i F1.

Babai i Mike, Schumacher fitoi titullin F3 në vitin 1990, një vit para debutimit të tij F1 me ekipin e Jordan dhe kalimin e mëvonshëm në Benetton.

Mick Schumacher siguroi tetë fitore në 12 gara.

Nëna e tij, Corinna Schumacher ishte aty në momentin kur Mike fitoi garën.


EMISIONET