Një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, Çiljeta Xhilaga ka prezantuar në një festival muzikor këngën ‘Hajmali’, të cilën e ka kënduar edhe i biri Fernando.

Në një postim në Instagram, ajo tregon se si vogëlushi ka mësuar përmendësh tekstin dhe e këndon tepër i lumtur.

“Hajmali versjon alla Fernando, cuni nonës vet,” – shkruajti këngëtarja ndërsa falenderonte tekstshkruesin Olti Curri dhe producentin Elgit Doda.

Ciljeta ka marrë pjesë në ‘Këngën Magjike’ me këtë projekt dhe ka marrë pëlqimin e publikut që në minutat e para. Është një baladë, të cilën mendohet se ia ka dedikuar të birit.

Tags