Princi Harry dhe Meghan Markle kanë shkuar për një vizitë në Irlandë, ku mori vëmendje takimi i tyre me një vogëlush 3 vjec.

Walter Cullen e pëlqeu aq shumë Meghan sa iu afrua ta prekte në faqe dhe në flokë, ndërkohë që qëndronte në krahët e babait.

Gjithcka ndodhe në Prakun Croke ku dukesha e Sussex-it u bë e afërt me vogëlushin duke i kapur dorën. Princ Harry që është aty pranë bën sikur e kritikon, por në fakt qesh me veprimin e tij.

Duket se Princit i pëlqejnë fëmijët dhe të gjithë janë në pritje që ai të bëhet baba.

 

/Ora News.tv/