Lumi B dhe Skerdi kanë sjellë bashkëpunimin e parë të titulluar "Djal dukat", i cili duket se është diss për fansin e tyre.

Projekti ritmik është punuar nga Big Bang, ndërsa teksti është punuar nga vetë artistët. Reperët ia dedikojnë këngën një fansi, i cili është bërë armik për ta.

Nuk dihet nëse  bëhet fjalë për një person në vecanti apo teksti është thjesht një rastësi, e frymëzuar nga dikush tjetër. Megjithatë, ata nuk janë përfolur për ndonjë konflikt.

Ndërsa për klipin muzikor, ata kanë zgjedhur të shfaqen vetë dhe tëqëndrojnë besnik të ngjyrave bardh e zi duke lënë pas femrat seksi që janë pothuajse në cdo projekt.

/Ora News.tv/