Dj Blunt dhe Real 1 i shpallin ‘luftë’ Redbox-ave, fyerje Ledrit dhe Gjikos

Reperat e njohur nga Kosova, Dj Blunt dhe Real 1 kanë sulmuar me fjalë kolegët e tyre, këngëtarët e labelit Redbox ku përfshihen Ledri Vula dhe Gjiko.

Me anë të disa videove në rrjetin social Instagram, Dj Blunt kthehet në të kaluarën ku ka bashkëpunuar me Ledri Vulën për këngën ‘Nëse m’don ti’ në versionin remix.

Ai shpjegoi se e kanë respektuar dhe kanë ndaluar xhirimet dhe publikimin e këngës, ndërsa reperi Vula shante miqtë e tij përfshirë Lumi B.

Nuk kanë lënë pa përmendur Gjikon, punën e tij të mëparshme si kamarier si dhe profesionin si dentist duke përdorur dhe fjalë ofenduese.

Ledri Vula ka vendosur të mos reagojë për këtë rast, ndërsa menaxheri i tyre Faton Shoshi ka publikuar pamjet e Gjikos duket telefonuar Dj Blunt.

Ndërsa përpiqet ta telefonojë në rrjetin social Viber, vihen re disa mesazhe ku Gjiko i ka dërguar videon dhe i shkruan “Fort kam me t’malltretu”, e cila nënkupton se do të ketë konflikt të hapur mes tyre.

Dyshohet se i gjithë debati ka nisur me publikimin e këngës së Dj Blunt dhe Real 1, të cilët u akuzuan nga ndjekësit se e kanë marrë muzikën nga reperat me famë botërore Migos – Ice Tray.

EMISIONET