Divorci rikthen bukurinë? Gruaja si "burrë obez" ndryshoi tërësisht pas ndarjes

Një grua, të cilës i dukej vetja si një “burrë obez” ka zbuluar se si arriti të humbte 25 kilogramë pas ndarjes nga bashkëshorti.

Cheryl Shapland nga Manchesteri thotë se tani ndihet sa gjysma e moshës së saj, madje shkon në klube nate me vajzat e saj.

Ajo vendosi të kthente sërish linjat e mira trupore pas divorcit me burrin, duke hequr dorë nga ushqimet me sheqer. Tani 47-vjeçarja duket aq e re, sa njerëzit e konsiderojnë si motër me dy vajzat.

“Pasi u divorcova nga burri im, vendosa të kthehem në formë. Isha masë e madhe dhe ndihesha e turpëruar nga vetja sa nuk shkoja në asnjë vend. Unë haja shumë ushqime të thata që të ndihesha mirë, sidomos kur martesa ime po shkonte drejt fundit”, tha Cheryl.

Tani, ajo ndihet shumë mirë me veten dhe i shijon netët në klube me dy vajzat Chelsea-May dhe Lauren Smith.

EMISIONET