Divjakë, motori del nga rruga, humb jetën 46-vjeçari

Divjakë, motori del nga rruga, humb  jetën 46-vjeçari

Një 46-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zharnec të Divjakës, ku shtetasi K.T duke drejtuar motorin ka dalë nga rruga.

"Në datën 19.07.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Zharnec, Divjakë, shtetasi K.T, 46 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjes", sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

EMISIONET