Babë e bir janë përfshirë në një aksident në Divjakë, ku si pasojë babai ka humbur jetën ndërsa djali i tij është plagosur.

Sipas policisë aksidenti u regjistrua  rreth orës 05:30 të mëngjesit në vendin e quajtur "3 urat"

Ndërkohë burime të RTV Ora bëjnë të ditur që në banesën e viktimës ishte kryer një grabitje dhe 57 vjeçari bashkë me djalin e tij ka qenë duke ndjekur grabitësit, kur makina ka dalë nga rruga.

"Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur "Tre urat" Çermë Sektor, shtetasi Agim Muça 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Ford" ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.


/Ora News.tv/