Pas rreth 3 javësh policia ka zbardhur ngjarjen e djegies së qëllimshme të një makine në Divjakë, duke ndaluar edhe autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Në lidhje me këtë ngjarje u ndalua Nardian Golemi, 37 vjeç, banues në Divjakë.

"Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

Në datën 20.09.2018, gjatë orëve të natës, shtetasi Nardian Golemi ka djegur mjetin tip "Golf" në pronësi të shtetasit T.M i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij", sqaron policia.

/Ora News.tv/