Diva e muzikës shqiptare ka dy fjalë për Fifin

Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila i ka dhuruar muzikë tregut shqiptar prej më shumë se 10 vitesh ka dhënë vlerësimin e saj për një tjetër artiste.

Ajo ka publikuar një pjesë nga projekti i ri i këngëtares Fifi dhe e ka shoqëruar me tekstin: "Kjo, mbani mend emrin e saj".

Adelina la të nënkuptohej se suksesi i Fifit është i garantuar, sidomos me këngën "Akoma".

Kjo është kënga e parë si artiste e pavarur ku tekstin e ka shkruajtur vetë, ndërsa për muzikën u kujdes Apollo.


EMISIONET