'Ditët e Mjedës', studiues e kritikë letrarë nderojnë figurën e shquar kombëtare

Në fshatin Kukël të Bushatit, poeti i madh shqiptar Dom Ndre Mjeda, ashtu siç do vit, i mblodhi sërish studiues e kritikë letrarë nga të gjitha trevat shqiptare. Gjithçka nisi me nderim e kësaj figure që i dha shumë kombit shqiptar.

Në edicionin e 14-të të Ditëve të Mjedës, që përkon me 152 vjetorin e ditës së lindjes së poetit, qendra muzeore që mban emrin e tij dhe fakulteti Shkencave Shoqërore të Universitetit Luigj Gurakuqi, sollën konferencën shkencore me temë 'Letërsia për fëmijë e Ndre Mjedës', ku referuan pedagogë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.

Kjo ditë solli dhe promovimin e librit 'Ndre Mjeda dhe jezuitët e tjerë të provincës së Venecies në Krakov' me hyrje nga Leonard Zisi dhe parathënie të studiuesit Dom Nik Ukgjini.

Studiues: "Është një material i plotë që ezauron plotësisht kohën e qëndrimit të Ndre Mjedës në Krakov."

Të pranishmit më pas vizituan nga afër mjediset e kishës dhe muzeut ku ka jetuar dhe punuar për 30 vite Dom Ndre Mjeda.

EMISIONET