Ditën punëtor ndërtimi, natën trafikant droge! Shqiptari kapet me 30 kg hashash e 1 kokainë

Ditën punëtor ndërtimi, natën trafikant droge! Shqiptari

Policia italiane  ka arrestuar një 30 vjeçar emigrant shqiptar me rreth 30 kg drogë në banesën e tij.

Gjatë ditës ai punonte si punëtor ndërtimi ndërsa gjatë natës ishte një trafikant droge. Kanë qënë banorët e pallatit të cilët kanë sinjalizuar forcat e rendit për një fluks të vazhdueshëm personash në apartamentin e shqiptarit.

Gjatë kontrollit policor në banesën e tij në komunë Riva Ligure në provincën e Imperias  janë gjetur rreth 30 kg drogë, e tipit marijuanë e hashash si dhe 1 kg kokainë.

Gjithashtu në banesë janë sekuestruar dhe instrumente për konfeksionimin e dozimin e lëndës narkotike.

30 vjeçari është shoqëruar në burgun e qytetit të Imperias në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

EMISIONET