Këngëtarja me famë botërore Rihanna nuk po kalon ditë të lehta. Vetëm pak ditë më parë humbi jetën kushëriri i saj Tavon Alleyne, i cili u qëllua me armë në Barbados.

Ylli i muzikës është fotografuar e veshur e gjitha me të bardha ndërsa i jepte lamtumirën mes lotësh 21-vjeçarit.

Ajo vuri një kurorë në formë zemrë në varrin e tij pas shërbimit funeral në Kishën Parish të Shën Gjergjit në Barbados, vetëm pak larg vendit ku u vra Tavon.

“Gjumë të ëmbël miku im… Ne jemi të qetë duke e ditur se ti ndodhesh në një vend më të mirë sesa këtu ku jemi ne,”-shkruajti 29-vjeçarja në rrjetet sociale.

Vrasja e të riut ndodhi më 26 dhjetor në një zonë në Saint Michael,  rreth orës 19:00 kur një burrë iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë.




/Ora News.tv/