Ditë historike për futbollin kosovarë, 21 vjeçarët ndalin në barazim Gjermaninë

Përfaqësueset kosovare kanë arritur disa rezultat mjaft të mira në ditën e sotme.

Përveç Kombëtares A, që mposhti Burkina Fason në shifrat 2-0, një arritje historike ka marrë edhe Kosova U-21.

Shpresat e Kosovës kanë arritur të ndalin Shpresat e gjigandëve gjermanë. Takimi i luajtur në Mitrovicë përfundoi në shifrat 0-0. Një meritë mjaft të madhe për arritjen e këtij rezultati pati edhe portieri Bekaj.|

Ndërkohë që fitore arriti dhe përfaqësuesja e 17 vjeçarëve që mposhti 2-1 Sllovakinë, por që nuk vlen për të arritur objektiva madhorë këtë sezon në grupin e 5-të eleminator të Europianit për këtë grupmoshë.

EMISIONET