Dita e Tokës, ekspertët kërkojnë më tepër vëmendje ndaj natyrës

Dita e Tokës, ekspertët kërkojnë më tepër

Në ditën Ndërkombëtare të Tokës, ambientalistët kërkojnë më tepër vëmendje dhe kujdes ndaj natyrës. Sipas tyre, ndaj tokës shqiptare janë bërë shumë dëme, duke renditur edhe një sërë problematikash si gërryerja e lumenjve, ndërtimet pa kriter apo prerja e pyjeve.

Dështimi në menaxhimin e mbetjeve është një ndër problematikat më kritike të mjedisit në Shqipëri. Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ambientalistët kërkojnë më tepër vëmendje, ndaj atyre që i quajnë padrejtësi ndaj tokës shqiptare.

Sazan Guri: Mosmenaxhimi ende i mbetjeve, flakja e ujërave të ndotura, qofshin ato familjare, ujëra të zeza, qofshin ato industriale. Hedhja në ajër e tymrave me ngjyrë.

Sipas ambientalistit Sazan Guri, Shqipëria ka ligje shumë të mira për mbrojtjen e mjedisit, por mungon zbatimi i tyre.

Sazan Guri: Njeriu 97% të vetëvetes e ka të drejtë të brendshme që ja rregullon ligji3% është shtresa civile. Nuk e izolon dot me 3 % civilitetin. 

Në Ditën ndërkombëtare të Tokës, Presidenti Ilir Meta thotë se mbrojtja e tokës nuk duhet trajtuar si propagandë. Ai shton se kurorat e gjelbërta që duhet të ishin mushkëria e shqiptarëve, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere. Edhe ambasada amerikane në Shqipëri e ka venë vëmendjen te përshfirja për ndihmesën në mirëmbajtjen e planetit, duke lançuar ndër të tjera edhe eventin Sfida e Tokës, që do të mbahet në 2020, në kuadër të 50 vjetorit të kësaj dite.

EMISIONET