Dita e parë pa Prokurorin e Përgjithshëm

Dita e parë pa Prokurorin e Përgjithshëm

Kuvendi e shpalli të hapur garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm të enjten të mbrëmjes, duke përcaktuar edhe rregullat për të gjithë ata që do paraqesin interes për këtë detyrë.

Në njoftim e vetë, Kuvendi specifikonte se nga shpallja e vakancës kandidatët e interesuar kanë 5 ditë kohë për të paraqitur CV-të, çka do të thotë se gara mbyllet në 12 dhjetor në orën 18: 00.

Pozita dhe opozita debatuan në Komisionin e Ligjeve për këtë çështje, ku opozita kërkoi ndryshimin e Kushtetutës.

Para mbledhjes por edhe gjatë saj, kryeministri Edi Rama adresoi disa ftesa për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, të cilit i kërkoi të negociojnë për emrin që do të pasojë Kryeprokurorin Llalla në organinin e akuzës.

Sipas tij, qeveria dhe opozita duhet të përshkojnë bashkë rrugën deri më 2018 ku pritet që BE të çelë negociatat me Shqipërinë.

Në çështjen e mandatit të Kryeprokurorit janë përfshirë edhe ndërkombëtarët.

Ambasada e SHBA si dhe ajo e BE i kërkuan politikës shqiptare që Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm të zgjidhet konform ligjit në fuqi, ndërsa ka mbështetur edhe opinionin ligjor të OPDAT dhe Euralius që i kanë dhënë parlamentit.

EMISIONET