Diss për reperet shqiptare? Tayna zbulon kujt ia dedikon tekstet muzikore

Diss për reperet shqiptare? Tayna zbulon kujt ia dedikon tekstet muzikore

Ajo hyri shumë shpejt në tregun e muzikës me këngën "Columbiana" në bashkëpunim me reperin Don Phenom. Tayna u pëlqye nga publiku dhe solli disa hite, të cilat u përfolën se ishin diss-e për reperet tjera shqiptare.

Në të vërtetë, nuk paska qenë aspak për to.

"Kënga Fake nuk ka të bëjë me asnjë femër. Është komplet për djem dhe kur e kam nxjerrë, ka patur një arsye. Normal që duke patur parasysh që e këndojnë këtë zhaner që janë femra, konkurrent për meshkujt jam unë dhe ato që këndojnë në të njëjtin zhaner. Mendoj që mund të ndihen pak të kërcënuar por nuk kanë shfaqur ende asgjë hapur", tha Tayna për Prive.

Tani ka filluar punimet për një projekt të ri muzikor, ku Tayna do vijë pak më e butë.

EMISIONET