Një letër e bërë publike në ndeshjen ndaj Napolit, ku i bëhej thirrje grave, bashkëshorteve dhe të dashurave të futbollistëve të Lazios të uleshin në rrjeshtin e 10-të të stadiumit "Olimpico" pritet të mos kalojë pa ndëshkime për tifozët ultras të klubit bardhekaltër.

Sipas Komisionerit të Federatës Italiane të Futbollit,  Roberto Fabbricini ky rast do të hetohet.

"Ishte shakaja më e keqe e verës",-u përgjigj Fabbricini në "Radio Anch'io Sport". "Kur flasim për një stadium që duhet të kthehet të jetë një pikë takimi për familjet,  egoizmi i një grupi njerëzish duket shumë i çmendur për mua".

"Corriere della Sera" pretendon se hetuesit e policisë i kanë identifikuar individët të cilët kanë shpërndarë fletëpalosjet dhe kanë raportuar rezultatet e tyre tek prokurorët.

 Në letrën e bërë publike nga tifozët e Lazios thuhej:

"Curva Nord përfaqëson për ne një hapësirë të shenjtë, një mjedis me një kod të pashkruar që duhet respektuar. Rreshtat e para, si gjithmonë, janë përjetuar si hendeqe. Në tribuna, ne nuk lejojmë vajzat, gratë dhe të dashurat, kështu që ne i ftojmë ata që të pozicionohen nga rreshti i dhjetë. Ata që zgjedhin stadiumin si një alternativë për një ditë të lumtur dhe romantike në "Villa Borghese" (në Romë), duhet të shkojnë në seksione të tjera".-thuhej në letrën e grupimit "Ultras".

Letra është nënshkruar edhe nga "Direttivo Diabolik Pluto", i cili është një nga drejtuesit e grupit 'Irriducibili' të Lazio.

Letra e Ultrasve:



/Ora News.tv/