Disiplina nuk e fal Kamzën, e zbret një kategori më poshtë

Disiplina nuk e fal Kamzën, e zbret një kategori më poshtë

Makthi te ekipet e Kamzës nuk mbarojnë. Pas skuadrës A, ekipi nga periferia e kryeqytetetit ështe përballur me një tjetër vendim drastik.

Këtë herë ka qenë skuadra e 17 vjeçarëve të këtij ekipi, që për shkak të mos paraqitjes për duelin me Termi e ka humbur ndeshjen në tavolinë dhe është përjashtuar nga kampionati.

Në vendimin e publikuar pak minuta më parë, Komisioni i Disiplinës e përjashton skuadrën e U-17 për shkak te përsëritjes së veprimit, si dhe e penalizon. Kamza U-17 do e nis sezonin e ri një kategori më poshtë.

Kujtojmë që të njëjtin fat kishte dhe skuadra A e Kamzës, i cili u përjashtua nga aktiviteti dhe do e nis sezonin e ri, 2019-2020 dy kategori më poshtë, më saktësisht në Kategorinë e Tretë të futbollit në vend.

Vendimi:

 13.KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Term” U-17, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kamza” U-17, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.

Të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marrë në takime direkte me KF “Kamza” U-17, do të përllogariten në bazë të Nenit 86/3/b të Rregullores së Veprimtaris Futbollistike.

EMISIONET