Disfata ndaj Luftëtarit, Shkëmbi: Kjo humbje na vret

Disfata ndaj Luftëtarit, Shkëmbi: Kjo humbje na vret

Teuta u ndal pas 18 takimesh, teksa u mposht 1-0 nga Luftëtari në javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Disfatë e cila dhemb në kampin e durrsakëve, me trajnerin Bledi Shkëmbi që pas ndeshjet theksoi se skuadra bëri gabime të shumta, veprime këto që nuk duhen bërë nëse do titullin.

“Është e vërtetë që kështu pretenduam sepse po të luash futboll kështu duhet të pretendosh, sepse humbjet janë shumë të thjeshta, fitoret janë të vështira. Por siç e thatë ju, pas shumë javësh pësuam humbje e parë dhe rastisi që është Luftëtari, pa i hequr asnjë meritë. Gabuam shumë. Gabuam në disa momente në mbrojtje. Nuk mund të shohim çdo javë një ekip njësoj. Mendoj që përsëri bëmë një ndeshje deri diku të mirë. Çdo humbje vret. Ne dëshironim shumë të fitonim. Më shumë për vazhdimësinë e rezultateve. Bëmë shumë gabime. Nëse një ekip pretendon për vend të parë, nuk gabon kaq shumë. Ndoshta po shpërqendrohemi pak nga vendi i parë. Penalltia e humbur nga Progni nuk më ngel peng. Personalisht e di shumë mirë që një penallti mund të humbet, pavarësisht se ka ndikuar në rezultat.Për fat të keq me mungesën e Osmanit morëm humbjen e parë pas shumë javësh. Për sa i përket Bushiç, bëri paraqitje të mirë, por sulmuesi matet me gola. Shpresoj të rikthehet sa më shpejt. Po që ka besimin tim absolut nuk diskutohet. Nuk arritëm ta bëjmë si duhet, por mendoj që deri diku kemi pasur problem finalizimet si dhe fusha që u prish pak dhe u bë e vështirë. Në atë moment mu duk më e përshtatshme që të bëj ndryshimet.-tha mes të tjerash Shkëmbi.

EMISIONET