Disfata me Luftëtarin, Gjoka: Gabimi i imi, duhet të reflektojmë

Disfata me Luftëtarin, Gjoka: Gabimi i imi, duhet të reflektojmë

Humbja me Luftëtarin e ka lënë mjaft të zhgënjyer trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka që pas takimit me gjirokastritët ka marrë të gjithë fajin mbi vete, pasi nuk kishte ditur si të motivonte ekipin.

"Ky ishte gabimi, ishim shumë të avashtë. Nuk ishim të qartë në lojë. Ishte një ndeshje e keqe, që është faji im për mosmotivimin e duhur, dhe mos realizimin teorik për ndeshjen.

"E vërtetë, ky është i gjithë problemi. Nuk dimë të reagojmë, nuk kemi forcë të ringrihemi. Në një moment që nuk na shkojnë gjërat mirë, futemi në stres, dhe them që është përgjegjësia ime, që nuk e kam motivuar më mirë këtë grup.

"Është momenti për të relfektuar. Mendoj se është problemi im, që nuk kam mundur ta motivoj si duhet skuadrën.

"Nuk duhej ta linim situatën deri tek prekja me dorë, tani nuk ka më vlerë."- tha Gjoka.

EMISIONET