Aparatet celularë janë bërë të pandashëm nga jeta e përditshme pasi kanë funksione të ndryshme si bërja e fotografisë, organizimi i ditës, kontakti me njerëzit e afërt.

Përvec të gjithave, është një problem i madh për të gjithë ata që nuk heqin dot dorë prej saj dhe krijojnë varësi. Sipas studimeve të fundit, të rriturit në Britani shohin telefonin 33 herë në ditë, ndërsa adoleshentët 90 herë.

Për më tepër, celulari ndikon në aftësinë e njerëzve për të krijuar kujtime të reja, për të menduar gjatë, përqendruar apo pëthithur informacionin.

Por ekzistojnë disa mënyra për të hequr dorë nga celulari, por jo tërësisht.

1-Duhet të vendosni kufij dhe të jenë të vetëdijshëm sa shpesh e përdorni celularin.

2-Vendosni hapësirat ku celulari duhet të ndalohet.

3-Për përdorimin e shpeshtë të rrjeteve sociale, mjafton të vendosni celularin në versionin ‘silent’ ose ‘airplane’ që të mos shihni njoftimet e shpeshta.

4-Vendosni që një ditë të mos përdorni aspak celularin, pra ta mbani të fikur për tu qetësuar.

/Ora News.tv/