Menjëherë pas largimit nga Dinamo, mesfushori i talentuar Erald Kolgega nuk ka humbur kohë, duke u zyrtarizuar te skuadra gjermane e BV Essen.

Edhe pse luan në nivele të ulta të futbollit vendas, Kolgega është bindur për t'iu bashkuar në prag të sezonit të ri. Por mesfushori fierak nuk është lojtari i vetëm shqiptar në radhët e Essen.

Në organikët e ekipit që garon në kategorinë gjysëm-amatore edhe Gëzim Hyska i ardhur nga Bylis,  Brixhild Brahimaj nga Elbasani, Qëndrim Krasniqi, Orges Buzi nga Apolonia dhe Kevin Myslimi nga KF Vora.

Një tregues ky që tregon se trajneri i skuadrës Luc-Arsene Diamesso beson te talenti dhe puna e lojtarëve shqiptarë, që tashmë duhet të fitojnë vëmendjen edhe të trajnerit të moshave apo Edi Rejës.


/Ora News.tv/