Një banor i Massachusetts në Shtetet e Bashkuara i quajtur Ryan Canty, kapi këto pamje të mahnitshme të gjirit të ngrirë Buzzards Bay, ndërsa vizitoi gjyshen në shtëpinë e saj pranë plazhit më 7 janar.

Erërat e forta dhe temperatura e ulëta kanë ngrirë këtë plazh gjatë fundjavës që lamë pas, duke shkaktuar edhe disa centimetra dëborë.

New England ishte një nga zonat më të prekura në ë SHBA gjatë ciklonit "bombë', i cili solli në shumë zona rënie të dendur dëbore si dhe ulje temperaturash deri në - 35 gradë.

Moti i keq u ka marrë jetën 22 personave.

/Ora News.tv/