Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të së premtes në fshatin Zues në Shkodër.

Mjeti tip ‘BMW’ i djegur është në pronësi të shtetasit me iniciale G.F. 27 vjeç, banues në fshatin Zues.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00. Policia ka arritur që të indentifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin me iniciale E.P. 27 vjeç.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, konkretisht shtetasi E.P. 27 vjeç , banues në fshatin Zues në Shkodër i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij,"-raporton policia.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për  veprën penale "Dëmtim prone me zjarr " parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/