Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier, në vendin e quajtur Shamogjin.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina është djegur plotësisht, ndërsa ndodhet në anë të rrugës.

Nga informacionet e policisë, bëhet e ditur se makina tip Ford me targa AA 313 DG ishte marrë me qira në Fier nga dy shtetas, një i huaj dhe një shqiptar.

"Dy personat teksa ishin në drejtim të fshatit Panaja kanë vënë re që makina ishte nxehur. Menjëherë ata kanë dalë nga makina dhe më pas ajo ka shpërthyer në flakë", informon korrespondenti i RTV Ora në Vlorë, Edi Ruçi.

Fatmirësisht nuk ka asnjë personm të lënduar. 

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike.

/Ora News.tv/