Prag tragjedie në karburant, shpërthen depozita 5 mijë litra e gazit, 7 të plagosur në Lezhë

Prag tragjedie në karburant, shpërthen depozita 5 mijë litra e

Rrjedhja e gazit nga një depozitë 5 mijë litërshe teksa një makinë që po furnizohej është shkaku i dyshuar i shpërthimit pranë një Karburanti në supestradën Lezhë-Laç. Për pasojë mbetën të plagosur 5 anëtarët e një familjeje, mes tyre edhe dy fëmijë që ndodheshin në makinë dhe dy punonjës të karburantit. Dy prej tyre kanë marrë djegie të rënda dhe ndodhen në gjendje të rëndë në Tiranë. Policia dhe institucionet e tjera të linjës thonë se po punojnë për sqarimin e shkakut të shpëthimit që desh prodhoi tragjedi.

Rrjedhja e gazit si pasojë e një defekti teknik nga një depozitë 5 mijë litërshe është shkaku i dyshuar i shpërthimit që rrezikoi të prodhonte një tragjedi pranë një karburanti në supestradën Lezhë-Laç.

7 persona mbeten të plagosur nga ngjarja që u regjistrua rreth orës 22:10 minuta të mbrëmjes së të shtunës, 24 gusht 2019, pranë një karburanti "Ekooil".

5 prej tyre, anëtarë të një familjeje ndodheshin në një makinë që po furnizohej me gaz kur depozita shpërtheu.

Ata janë Bardhok Bushati 36-vjeç, bashkëshortja Donika Bushati 33-vjeçe, dy vajzat e  mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe vëllai i Bardhokut, Altin Bushati 33-vjeç.

Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë punonjësit e Karburantit Nikolin Prenga dhe Petrit Loka 40 dhe 31-vjeç.

Bardhok Bushati mes pasagjerëve të makinës dhe Nikolin Prenga kanë mbetur të plagosur më rëndë dhe janë sjellë për trajtim të spcializuar në Tiranë

Punonjësi i karburantit ka pësuar djegie në rreth 40 % të trupit, dhe ndodhet në reanimacionin e Djegie Plastikës në QSUT.

Ndërsa 5 të plagosurit e tjerë kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Lezhës ku mësohet se janë jashtë rrezikut.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është pasuar me flakë duke rrezikuar edhe depozitat e karburantit, çka mund të prodhonte tragjedi në zonë.

Por ky rrezik u shmang falë ndërhyrjes në kohë nga forcat e zjarrfikesë që shuan flakët, ndërsa Policia kishte ngritur një perimetër sigurie duke devijuar qarkullimin dhe larguar banorët.

Gjatë operacionit një zjarrfikëse e Lezhës përfundoi e përmbysur, pasi mësohet se shmangu përplasjen me një tjetër mjet.

Pamjet e marra të dielën pranë karburantit ku ndodhi shpërthimit tregojnë pasojat dhe përmasat e ngjarjes.

Aty shihet depozita e shpërthyer dhe disa automjete të tjera që janë dëmtuar nga flakët, por ky fatmirësisht nuk pati të plagosur të tjerë.

Mbi bazë të të dhënave të para, policia tha se ngjarja ishte aksidentale për shkak të defektit teknik në sistemin e gazit, por një grup ekspertësh dhe specialistësh vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit.

EMISIONET