Ushqimi me një diete mesdhetare mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit, sipas një studimi të ri.

Një dietë me bazë bimore me fruta, perime, drithra, peshk, arra dhe vaj ulliri, jo shumë mish ose bylmet, ndikon në gjendjen e humorit.

Doktoresha Camille Lasalle, që bëri studimin me kolegët e Universitetit të Londrës tha: Provat deri më tani kanë vënë në dukje idenë se ushqimet që hamë mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të depresionit, edhe pse nuk ka ende një provë të fortë klinike .

Njerëzit e lumtur mund të kenë një mënyrë jetese më të shëndetshme pa konsumuar alkool.

Depresioni mund të shkaktojë humbje të oreksit dhe personi nuk mund të kujdeset mirë për veten

Konsumimi i ushqimeve të këqija – shumë sheqer dhe ushqime shumë të përpunuara – rrit rrezikun e depresionit. Prandaj eliminimi i këtyre ushqimeve nga dieta është e rëndësishme

Një tjetër profesor, Stephen Buckley thotë: Këshilla më  e mirë është konsumimi i një diete të shëndetshme, aktiviteti fizik i rregullt dhe pakësimi i “produkteve që ndryshojnë gjendjen e humorit, si sheqeri, kafeina dhe alkooli”

“Nëse jeni duke përjetuar depresion ose ankth, mund të jetë e vështirë të përqendroheni në shëndetin tuaj, ose mund të përdorni strategji të padëshirueshme të përballimit, si droga ose alkooli.

Gjëja e vetme qe mund të na nxjerrë nga depresioni është ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik të cilat mund të na çlirojnë nga mendimet dhe ankthet e këqija.

“Është e pranuar gjerësisht se ka një lidhje të fortë mes asaj që hamë dhe si ndihemi, me nivelet e sheqerit në gjak që prekin disponimin dhe energjinë tonë.

Një dietë tipike mesdhetare përfshin shumë perime, fruta, fasule, drithëra dhe produkte të drithërave, si p.sh. bukë, makarona dhe oriz ngjyrë kafe. Gjithashtu përmban sasi të moderuar peshku, mishi të bardhë dhe disa produkte të qumështit

/Ora News.tv/