Didier Deschamps: Franca, ekipi i denjë për të triumfuar në Kupën e Botës

Didier Deschamps: Franca, ekipi i denjë për të triumfuar në

Franca do të jetë një fitues i denjë i Kupës së Botës. Në këtë konkluzion ka dalur trajneri i kombëtares së "gjelave"  Didier Deschamps që pas fitores 2-0 kundër Uruguajit  është shprehur optimist për atë që e pret skuadrën e tij.

"Mendoj se e merituam rezultatin, kemi luajtur kundër një skuadre të bukur, por kemi qenë më mirë se ata sot. Unë kam një skuadër më të re, dhe ata kanë luajtur tashmë si ekip më parë, por kërkesat e sotme ishin edhe më të larta, sepse kundërshtarët bëhen më të mirë nga faza në fazë.

"Më pëlqen të arrij objektivat e mia si të gjithë të tjerët, por nuk e shikoj këtë nga këndvështrimi personal. Krenaria ime lidhet me të gjithë grupin dhe këtu unë dua të përmend stafin tim teknik që më ndihmon çdo ditë, Unë nuk jam duke bërë këtë për veten time, unë jam atje për ekipin. "-deklaroi Deschamps.

Golat e fitores u realizuan nga Rafael Varane dhe Antoine Griezmann, duke i siguruar Francës një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.


EMISIONET