'Diciotti', rrëzohet akuza ndaj Salvinit për arrestim ilegal të emigrantëve

Për autoritetet e drejtësisë italiane, Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini vazhdon të jetë një person i hetuar në çështjen e 140 emigrantëve të anijes 'Diciotti' që për 5 ditë me radhë qëndruan në portin e Katanias pa u lejuar të zbresin më tokë.

Por prokuroria e Agriigjentos ka hedhur poshtë një nga 5 akuzat  kundër ministrit Salvini dhe shefit të kabinetit të tij.

Pas shqyrtimit të akteve të dosjes hetimore prej 50 faqesh, prokurorët italianë kanë rrëzuar hipotezën e akuzës së arrestimit ilegal të 140 emigrantët e anijes 'Diciotti'.

Por ndaj Ministrit të Brendshëm italian rëndojnë katër akuza të tjera; sekuestrim personi, sekuestrim personi me qëllim kërcënimi, abuzim detyre e moszbatim të akteve zyrtare.

"Matteo Salvini nga ana e tij, është shprehur se është i qetë e i bindur në linjën e politikës së tij e se nuk do e ndalin as 50 faqet e akuzës e as 30 vite burg që rrezikon."


EMISIONET