Dibrani i ankohet Ramës për komunën: Në rrugët tona humb kali me samar, ku janë lekët?!

Kishte marrë rrugën drejt Kryeministrisë për të ndarë eksperiencën e tij pozitive lidhur me platformën e bashkëqeverisjes, e cila i kishte mundësuar përfitimin e ndihmës ekonomike të hequr padrejtësisht.

Por Agim Mura, banor i komunës Luzinje të Dibrës, shfrytëzoi komunikimin ballë për ballë me kryeministrin për ti ngritur edhe shqetësimin e mungesës së infrastrukturës rrugore në këtë zonë.

"Në rrugët tona Kryeministër, humb kali me samar në gropa" tha ai, duke akuzuar administratën e komunës për abuzime me fondet.

Agim Mura: Nuk kam ardhur për tu hequr njerëzve ndihmën ekonomike, por kam ardhur për të zbardhur një të drejtë. Edhe kur ngjet këtu shkallën, në fillim ngjet të parën, të dytën e me rradhë. Në komunën e Luzinjes ku jetoj unë në vend që të vendosin njerëzit në shkallë të parë, të shkallës së parë i kanë vënë në shkallën e fundit dhe të fundit në shkallën e parë.Kam shumë ankesa ndaj administratës së komunës. Janë bërë shumë të padrejta.Nuk kam ardhur të heq ndihmën ekonomike se në zonën ku jetoj unë janë të gjithë për ndihmë ekonomike.Fonde keni sjellë por me ardh atje me i pa rrugët tona humb kali bashkë me samar nëpër gropa.Nuk ka vënë njeri dorë, fondet kanë ardhur por lekët nuk e dimë ku kanë shkuar.

EMISIONET