Dibër, plagoset me sende të forta një 30-vjeçar, dërgohet me helikopter në Tiranë

Dibër, plagoset me sende të forta një 30-vjeçar,

Një 30-vjeçar është plagosur se sende të forta në fshatin Deshat të Dibrës. Policia thotë se i plagosuri është shtetasi me Jetmir Basha, i cili është goditur me sende të forta në bark e pjesë te tjera të trupit.

Ai ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal dhe më pas është sjellë me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia e Dibrës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa mësohet se grupi hetimor ka identifikuar dy persona si autorë të dyshuar.

Nga ana e policisë po punohet për arrestimin e tyre krahas dokumentimit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11.40, jemi njoftuar se shtetasi J.B, rreth 30 vjeç, nga fshati Deshat dyshohet se është plagosur me sende të forta në pjesën e barkut .

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake dyshohet se dy shtetas për motive ende të pa qarta kanë plagosur shtetasin J.B, i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.

Janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona që mund kenë dijeni për ngjarjen.

Nga ana e Policisë janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes për të cilët po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin  ngjarjes.

EMISIONET