Seanca plenare e së martës në parlamentin ukrainas e mbledhur për një vrasje të profilit të lartë u ndez pasi prokurori i përgjithshëm doli nga salla duke ofenduar me fjalë banale disa deputetë pas një votimi besimi.

Rada, parlamenti i Ukrainës, ka dëshmuar herë pas here  debate të nxehta deri edhe tek përleshjet fizike.

Por  seanca e së martës ndoshta do të mbahet mend mirë falë një fjalimi të zhurmshëm të Prokurorit të  Përgjithshëm Yury Lutsenko, i cili nuk kurseu fyerjet për deputetët që kritikonin hetimet e zhvilluara prej tij mbi vrasjen.

Lutsenko, i cili është emëruar Prokuror 2 vjet më parë pavarësisht se nuk asnjë begraund jurisprudence, u thirr në një interpelancë në parlament për t'u dhënë deputetëve një përditësim rreth  vrasjes së aktivistit Katerina Gandzyuk.

E njohur si kritike e zëshme e qeverisë në përgjithësi dhe e zbatimit të ligjit në veçanti, ajo u sulmua me acid në korrik.

Pas tre muajsh agoni, ajo ndërroi jetë javën e kaluar duke shkaktuar zemërim midis ukrainasve që akuzuan autoritetet se kanë dështuar përballë krimit.

Pasi disa deputetë kritikuan trajtimin e rastit nga Lutsenko, Prokurori i Përgjithshëm e humbi toruan.

Ai marshoi në podium, duke iu drejtuar deputetëve me terma si: "Bandë llumi që derdh lotë të rreme" dhe "Mbledhje e interesave në gjak".

"Një injorant i ri, po derdh diarre trurin e tij të drejtë në këtë dhomë", tha Prokurori duke iu referua vetes.

"Vendi nuk mund të tolerojë deputetët që "nuk bëjnë një gjë të mallkuar përveçse të gulçojnë në TV" tha ai, duke paralajmëruar se do të japë dorëheqjen.

Kryetari i parlamentit madje bëri thirrje për një votim jo të detyrueshëm. Ai tha se nëse do të dorëzohej një propozim për të shkarkuar Lutsenkon, parlamenti do të votonte kundër.

Prokurori, sipas të paktën një dëshmitari okular, ndërsa po largohej për një pushim i tha dikujt në sallë që ti thithte k**** pas votimit.

/Ora News.tv/