Dialogu i dështuar nën mandatin e Mogherinit

Dialogu i dështuar nën mandatin e Mogherinit

Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, nën mandatin e Federica Mogherinit, nuk duket në horizont.

Me gjithë deklaratat optimiste të shefes për Politikë të Jashtme dhe zyrtarëve të tjerë nga Brukseli se është e mundur që zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet nga mesi i vitit 2019, sipas njohësve të rrethanave kjo nuk ka gjasa të ndodhë, shkruan sot Koha Ditore.

Politologu Belul Beqaj ka thënë se as improvizimet eventuale nuk e shpëtojnë dialogun e udhëhequr nga Mogherini.

Edhe politologu Ramush Tahiri ka thënë se aktualisht BE-ja nuk ka interesim të madh për arritjen e marrëveshjes.

Edhe pse janë miratuar dy dokumente, Kosova deri më tani nuk ka folur me një zë në dialog. 

EMISIONET