Diagnozë- Sëmundjet kardiake dhe roli i farmacistit në kujdesin shëndetësor

Diagnozë- Sëmundjet kardiake dhe roli i farmacistit në kujdesin

Emisioni dedikuar shëndetit "Diagnozë", nga Freskida Miloti, transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 në Ora News. E ftuar në këtë cikël të emisionit është kardiologia Dr. Anila Shahini. Tema për të cilën do të flitet sot, është sëmundjet kardiake tek të moshuarit. Gjatë bisedës do të shpjegohen se cilat janë këto sëmundje, si manifestohen dhe terapia e duhur. 

Kronikat e përgatitura do të pasqyrojnë historikun e farmaceutikës dhe shpenzimet që rriten çdo vit për medikamentet. E ftuar në pjesë tjetër të emsionit është Tefta Mamaj, një ndër farmacistet më të vjetra në Tiranë. Do të flitet për rolin e farmacistit në kujdesin shëndetësor. Në rubrikën “Impakt shëndet” kemi rezervuar minutat e surprizës që i bëhet farmacistes nga vajza e saj Ervina Mamaj, me te njëjtin profesion.

Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite me moton 'Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore.' Emisioni "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

EMISIONET