'Diagnozë' me shqiptarët e Amerikës, dhurata shtëpisë së fëmijës Shkodër

Fëmijët e shtëpisë së fëmijës shkollore në Shkodër janë surprizuar nga disa persona duke marrë dhuratat që dëshironin për festat e fundvitit.

Freskida Miloti nga emisioni 'Diagnozë' ka treguar nismën që bashkoi shqiptarët e Amerikës për të dhuruar pak momente lumturie për këta fëmijë.

Së bashku me këngëtaren Rezarta Smaja, ata kënduan dhe kërcyen me këngët e Vitit të Ri ndërsa mbanin dhuratat në duar.

Rubrika 'Impakt shëndet' rezervon surpriza, ku shumë shqiptarë me banim në Amerikë janë bashkuar për t'i gëzuar fëmijët. Një bashkëpunim mes emisionit 'Diagnozë' me nismën e Afërdita Delaj dhe psikologes Senida Dragusha. 

Psikologia pyeti fëmijët çfarë dëshironin dhe kjo u realizua nga zonja Afërdita në Amerikë, e cila me anë të një postimi mblodhi miqtë e saj për të sjellë gjithçka për ta.

EMISIONET