Emisioni dedikuar shëndetit "Diagnozë", nga Freskida Miloti, transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 në Ora News.

E ftuar në këtë cikël të emisionit stomatologia Dr. Anila Mulla. Këshillat praktike dhe higjiena orale. Parandalimi i problemeve të dhëmbëve.

Emisioni do të vijoj me një tjetër të ftuar, Dr.Prof.Asoc. Besim Boçi, i cili do të tregojë për shikuesit se çfarë është rinoplastika, përfitimet që ka pacienti, jo vetëm nga ana estetike, por edhe funksionale. Pas bisedës në studio, do të zhvendosemi në sallën e operacionit në Spitalin Francez në QSUT, ku Dr.Prof.Asoc. Besim Boçi është shef i shërbimit të ORL-së dhe do të ndjekim nga afër procedurën kirurgjikale dhe rezultatin. Pamje ekskluzive nga salla operacionit për herë të parë në ekranin tonë.

E ftuar në rubrikën 'Impakt shëndet' është poetja Adriatike Lami. Një bisedë rreth poezisë dhe ndikimin pozitiv që ka tek secili prej nesh, si një ushqim i shpirtit. Shëndeti mendor dhe psikologjia pozitive përmes poezisë sipas poetes së ftuar në 'Diagnozë'.

Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite me moton 'Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore.'

Emisioni "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

/Ora News.tv/