Diabeti, rritje drastike edhe në Elbasan

Diabeti, rritje drastike edhe në Elbasan

Kequshqyerja por dhe mungesa e aktiviteteve fizike kanë bërë që edhe në Elbasan të rritet numri  i të prekurve nga diabeti. Sipas mjekut endokrinolog Shefqet Deliallisi, në këtë qytet numërohen mbi 400 raste te reja çdo vit në krahasim me 20 raste në vit që evidentoheshin para vitit 1990. 

Deliallisi: Ka marrë përmasat e një pandemie mbarëbotërore që do të thotë epidemi botërore. Nga kjo epidemi janë në rritje e sipër. Mund të them se krahasuar me periudhën para vitit 1990, ka një rritje mbi 10 herë. Nëse ne kishim mbi 20 raste të reja, tani kemi mbi 400 raste. Grupmosha më e prekur është 40 vjeç e lart.

Por shqetësues është fakti se rreth 30 % e njerëzve nuk e dine që janë te prekur nga diabeti duke e bërë edhe më të vështirë parandalimin.

Deliallisi: Në Shqipëri, 30% e njerëzve që janë me diabet nuk e dinë. 

Ndërsa te fëmijët ka një rritje jo sinjifikative deri 3-4 raste në vit. Për ta Deliallisi këshillon t’i qëndrojnë larg fast food-ve, duke u afruar me perime zarzavate e fruta të freskëta të stinës.



EMISIONET