Menaxheri i Swindon Town, Paolo di Canio, shpreson që ekipi i tij të ndeshet me ndonjë skuadre të madhe në raundin e ardhshëm të Kupës, pasi ekipi i tij eliminoi Burnleyn në rundin e tretë. “Ne jemi të kënaqur që kemi kaluar më tej. Ndoshta tani kemi një shans të shkojmë dhe të luajmë në një stadium fantastik”. “Do të nënshkruaja menjëherë për të luajtur ndaj Manchester United ose Chelseat. Ndoshta ka një në një milionë shanse (për t`i mposhtur ata), por do të doja të përpiqem”, ka thënë italiani.

/Ora News.tv/