Jeta e 500 personave në të gjithë vendin, që vuajnë nga talasemia dhe drepanocitoza është ngushtësisht e lidhur me dhurimin e gjakut.

Aurora është një prej dhurueseve vullnetare. Ajo i është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq, që ka çelur fushatën e radhës.

Gjaku i Aurorës dhe dhuruesve të tjerë do të lehtësojë barrën e rëndë të sëmundjes së personave talasemikë. Në Tiranë janë rreth 150 pacientë të tillë që marrin shërbim në qendrën e Sëmundjeve të Lindura të gjakut në QSUT.

Por teksa në Tiranë për shkak edhe të nivelit të ndërgjegjësimit nevojat plotësohen, në qendrën e transfuzionit në Lushnje jo të gjithë pacientët mund të marrin gjak kur e kanë të nevojshme.

Talasemitë janë konsideruar si çrregullimi gjenetik më i përhapur në botë, personat që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të kryejnë transfuzion një herë në tre javë.

/Ora News.tv/