Vera është periudha kur nevojat për gjak për të sëmurët talasemikë por dhe kategori të tjera është e lartë, por rezervat në bankat e gjakut ulen për shumë arsye.

Dhurimi është rruga kryesore për të garantimin e gjakut, por Shqipëria ka vetëm ka 10.7  nga 20 dhurime për 1000 banorë që duhen për të plotësuar nevojat.

Manastirliu: Për 1000 banorë, ne kemi 10.7 dhurime, ndërkohë që duhet të jetë dyfishi i kësaj norme. Ne jemi duke punuar që fushatat të jenë disa herë në vit që të plotësohen nevojat për gjak.

Ndaj ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka dhënë jetë nismës ‘Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë’ falë të cilës i janë bashkuar 850 dhunues vullnetarë gjaku.

Në ditën ndërkombëtare të dhurimit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte në bankën e Gjakut në Lushnje, ku 86 vullnetarë Tirana dhuruan gjak për fëmijët talasemikë.

Manastirliu: Vetëm në 10 ditë, kemi 804 dhurime.

Fushata, e cila do të zgjasë deri më datë 4 korrik, synon të arrijë 1 mijë dhurues vullnetarë për të plotësuar nevojat me gjak gjatë stinës së verës, në mënyrë të veçantë për fëmijët talasemikë.

/Ora News.tv/