Dhurata para dasmës! Zbulohet statuja prej dylli e Meghan Markle

Pak ditë para dasmës së shumëpritur mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle, në muzeun e Madame Tussauds në Londër u zbulua statuja prej dylli e aktores amerikane.

Figura e vendosur në krah të statujës ekzistuese të të fejuarit të saj përfaqëson imazhin e Meghan në ditën që çifti bëri publike fejesën. Duke i qëndruar besnike pamjes së aktores në ditën e fejesës, skulptura mban të veshur një fustan të gjelbër dhe një kopje të unazës prej diamanti që Harry kishte dizenjuar për të dashurën e tij.

Skulptura prej dylli e princit ishte krijuar në përvjetorin e tij të tridhjetë rreth 3 vite më parë dhe është përshtatur me imazhin aktual të Harry-t.

Për të gjithë dashamirësit, vizitat do të jenë të hapura për publikun një ditë para dasmës mbretërore dhe të gjithë personat e quajtur Meghan apo Harry do të kenë nderin ta bëjnë vizitën falas në ditën e ceremonisë.

Harry, nipi 33-vjeçar i Mbretëreshës Elizabetë, tashmë i gjashti në rradhë për fronin, pas ardhjes në jetë të Princit Louis, dhe e fejuara e tij, aktorja amerikane Meghan Markle, 36 vjeç do të lidhen në martesë në Kështjellën Windsor më 19 maj.

EMISIONET