Dhurata për Novruz, Lame i jep lejen e legalizimit Teqesë së Turanit

Dhurata për Novruz, Lame i jep lejen e legalizimit Teqesë së

Festa e Sulltan Novruzit është zgjedhur nga drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, për të dhënë lejen e legalizimit për Teqenë e Turanit pranë Tepelenës.

Në një pritje të dervish Mikel Onjesë që shërben në Teqenë e Turanit, është vlerësuar roli i besimit në shoqëri.

Në periudhën kohore 2014-2018 janë pajisur me leje legalizimi 436 objekte kulti.

Lame: Zgjodhën këtë ditë feste pikërisht edhe si një mënyrë për të falenderuar kultin bektashian dhe baballarët bektashian për të gjitha ata që kanë bërë në historinë e Shqipërisë.

Më parë Lame u ndal edhe në Konispol që u bë e para Bashki që mbylli procesin e legalizimit në vend, duke shënuar dhe nisjen e shkrirjes së ALUIZNI-t dhe Hipotekës në një të vetme që do të quhet Agjensia e Kadrastrës.

Lame: Ke marrë tokën tënde, kështu që nuk ke paguar asnjë gjë për legalizimin. Kjo është leja me të cilën mbyllet procesi i legalizimeve në Bashkinë e Konispolit. I bie që është bashkia e parë që e përmbyll fazën dhe madje duke e nisur edhe nga zero.

Drejtori i ALUIZNI-t u ndal edhe në fshatin Xharrë ku dha lejet e legalizimit për tre kulte të besimit të krishterë, për kishën e Shën Katerinës, Shën Dhimitrit dhe Shën Kozmait.



EMISIONET