Dhunon me grushte administratorin e ujësjellësit Bulqizë, arrestohet

Dhunon me grushte administratorin e ujësjellësit Bulqizë,

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë, pasi ka dhunuar administratorin e Ujësjellësit në bashkinë e qytetit. 

Në pranga përfundoi Blerim Dauti, 33 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në lagjen "Minatori”, në Bulqizë, për shkak të detyrës ka goditur me grushta shtetasin N.M, 30 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë, administrator i ujësjellësit i Bashkisë Bulqizë).

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

EMISIONET