Dhunoi të dashurin, dalin detaje shokuese nga arrestimi i yllit të Hollywood

Aktorja e famshme Heather Locklear është arrestuar për dhunë në familje.

Heather dhunoi të dashurin e saj Chris Heisser dhe sulmoi një oficier policie.

Por detaje të reja janë zbuluar mbi atë çfarë ka ndodhur.

Sipas motres së aktores, Chris i zuri frymën dhe u përpoq që ta mbyste Heather.

Colleen Locklear këmbënguli se zënka midis tyre nuk ka ardhur për faj të 56-vjeçares.

Dhe pavarësisht se u arrestua ishte ajo viktima e vërtetë.


Por ylli i Hollywood pretendohet se nuk ka pasur shenja në qafë.

Kur arriti policia në shtëpi, Heisser ishte duke qëndruar në anën e shtratit i mbështetur mbi Heather.

Por aktorja u arrestua pasi i dashuri tha që ajo u përpoq ti thyente hundën dhe se kishte pirë.

Tani Heather është në një institucion rehabilitimi, sipas Entertainment Tonight.

Heather u arrestua dhe u akuzua pasi policia iu përgjigj një telefonate 911 nga shtëpia e saj Thousand Oaks më 25 shkurt.

Oficierët e policisë gjithashtu u sulmuan nga 54-vjeçarja dhe u tha se nëse kthehen në shtëpinë e saj do ti vriste.

EMISIONET